Bomba nga SHBA/ VOA zbardh gabimin që mund ti kushtojë Ramës karrierën politike dhe gjithashtu edhe akuzat penale në Amerikë…

0
371
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Charles McGonigal, ish-drejtori i FBI-së, është arrestuar në Amerikë për akuza që lidhen me korrupsionin dhe oligarkët rusë. Mirëpo, ky person cilësohet dhe si mik i kryeministrit Edi Rama, dhe në dokumentet e hetimit kanë dalë dhe dy shtetas shqiptarë, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Bie në sy se ish-zyrtari i lartë amerikan rezulton se ka biznes dhe në Shqipëri. Charles McGonigal është pronar i një studio ligjore të quajtur “LAW OFFICE & INVESTIGATION”. Ortakë në këtë studio ligjore janë dhe shtetasit Shefqet Dizdari, Agron Neza dhe Mark Thomasrossini, secili me 25% kuota aksionesh.

Pajisja e FBI që mori Edi Rama
Po nga hetimi i FBI rezulton se i ka dhënë kryeministrit shqiptar Edi Rama një pajisje që përdoret nga Byroja Federale e Hetimit në SHBA.

Nuk specifikohet se çfarë roli ka ajo, apo se për çfarë përdorej. I pranishëm ka qenë dhe Personi B, që identifikohet me pas si Dorian Duçka, këshilltari i jashtëm i Ramës.

I pandehuri McGonigal i ka dhënë Kryeministrit të Shqipërisë një pajisje të FBI-së në prani të personit B” thuhet në dosje, siç shihet dhe në foton e mëposhtme. Pajisja njihet me emrin “FBI paraphernalia” dhe funksioni i saj nuk dihet.

Zjarr Tv Ad