Bonusi i fundvitit/ Qeveria e Kosovës propozon shpërblim 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Kosovës ka propozuar dhënien e një bonusi fundviti prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Propozimi i qeverisë do të votohet gjatë mbledhjes.

Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi në fillim të mbledhjes së Qeverisë se do të miratohet skema për subvencionim të fëmijëve bazuar në të ardhurat e prindërve.

A u shpreh se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe do të fillohet me deklarim të ardhurave të prindërve për të bërë kategorizimin.

Ndërkohë për pensionistët ka thënë se do të ndahet një shtesë prej 100 euro.

“Qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë nevojë… Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj ju kujtohet premtimi se çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro varësisht nga të ardhurat e prindërve.

Këtë vit kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro”, tha ai.

Ndërsa shtoi: “Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar me zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga prindërit përfitues ashtu që të ketë dallim në mbështetje…Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojmë më shumë.”

Zjarr Tv Ad