Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka mbajtur këtë të enjte një takim me banorët e fshatit Gorre në Njësinë Administrative të Kolonjës në Lushnje. Teksa kërkoi mbështetjen për Eriselda Sefën, kandidaden e PS-së për Lushnjen, Balla siguroi fermerët se nafta për ata që do të punojnë tokën do të jetë falas.
Sipas tij kjo do të jetë një ndihmë për sektorin e bujqësisë që është në moment të vështirë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Gjithashtu Balla shtoi: Duhet të mbështesim Eriseldën, sepse ky është modeli që ne socialistët duhet të mbështesim në promovimin e tyre. Njerëz që vijnë hap pas hapi dhe i marrin shkallët e karrierës një nga një. 16 vite eksperiencë në bashkëpunim me partnerët e huaj ku ka fituar dhe kredibilitetin. Ajo është mbështetja më e mirë për të përfaqësuar Lushnjën