Bullgaria provokon Maqedoninë e Veriut, vendos flamurin në monumentin Goce Dellçevit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bullgaria ka provokuar sërish Maqedoninë e Veriut, duke vendosur flamurin bullgar në monumentin e Goce Dellçevit në parkun e qytetit të Shkupit.

Anëtarët e fondacionit, me këtë gjest u mburrën se e kanë pastruar monumentin. Kryetari i kësaj organizate është Viktor Stojanov, i cili në videon e fundit në postuar në Facebook u mburr se tashmë kanë mbi 100 aktivistë dhe u bëri thirrje të tjerëve që të bashkohen.

Fondacioni është i njohur në opinion për lëvizje që interpretohen si provokime. Ai njoftoi gjithashtu se këto ditë në Maqedoni do të mbërrijnë “njerëz që do të përhapin kauzën e tyre”.

Zjarr Tv Ad