Burgjet greke po i marrin jetën shqiptarëve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikimi i videos së vrasjes së shqiptarit Albert Bako në burg grek të Koridhalosit tronditi opinionin publik të dy vendeve.
Burgjet greke i kanë marrë jetën e mjaft shqiptarëve që kanë qenë duke vuajtur dënimet aty. Burgu më famëkeq është ai i sigurisë së lartë, Koridhalos ku gjatë muajve të fundit kanë ndodhur një numër përplasjesh të përgjakshme, ku 26 prej tyre kanë rezultuar në vdekjen e të dënuarve dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, disa prej cilëve shqiptarë.
Rasti i fundit vdekjes së 33 vjeçarit shqiptar Bandiol Tusha, i cili ndërroi jetë në burgun e Koridhalosit, në Greqi më 27 janar të 2019.
Vetëm në harkun kohor të një muaji kanë vdekur disa shqiptarë në burgjet greke.
I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin. Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor.
Ndërsa më 14 janar u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar Bako, i cili njihej si njeriu që terrorizoi Pireun në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona, ndërsa mori pjesë në vrasjen e një avokati të njohur grek.
Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i varur në paraburgim një tjetër shqiptar. Dhe më 25 nëntor një 35 vjeçar shqiptar u gjet i vdekur ne burgun e Trikalas. Ai nuk u paraqit ne apelin e paradites dhe kur gardianet shkuan në qeli, e gjetën të vdekur.
Çfarë po ndodh me shqiptarët brenda burgjeve greke?
Nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, apo qeveria shqiptare për vrasjet e shtetasve të saj.

Zjarr Tv Ad