Kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore  për subjektin e rivlerësimit Fehmi Petku, kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrativ për gjyqtarin Petku përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Relatori i çështjes tha se ILDKPKI ka konstatuar deklarim jo të saktë, gjyqtari ka fshehje të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë.

“Petku ka mungesë të dokumentacionit ligjor për ndërtimin e një objekti”.

Ndërkaq DSIK ka dorëzuar një raport të pjesshëm pasi ngrihen dyshime për korrupsion gjatë gjykimit të disa çështjeve.

“Gjyqtari Femi Petku ka hetuar Vehbi Ali Muçën ku është konstatuar konfliktit interesi. KPK ka kryer një hetim të thelluar por këto informacion nuk vihen në dispozicion pasi janë të klasifikuara”.

KPK shton se vendimet e gjyqtarit Petku janë të qarta dhe të kuptueshme. Por në shqyrtimin e 5 dosjeve rezulton se nuk i kushton shumë rëndësi kohës për dhënien e vendimit. Vetë gjyqtari Fehmi Petku kërkoi konfirmimin në detyrë, duke deklaruar se hetimet nuk janë të sakta. Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

 

 

Zjarr Tv Ad