Burri arrestohet në aeroport me embrion njerëzor në valixhe

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia indiane po investigon për një rrjet të mundshëm të kontrabandës së embrioneve njerëzore, pasi zbuluan një embrion të gjallë njerëzor në një valixhe në aeroportin e Mumbait.
Një shtetas Malaizjan kishte të fshehur embrionin në një kuti në valixhen e tij më 16 mars. Burri pranoi se nuk është hera e parë që kishte sjellë embrione kontrabandë në Indi, dhe çoi hetuesit drejt një klinike fertilizimi in vitro, por klinika e mohoi me force përfshirjen. Burri kishte thënë se po e çonte embrionin në klinikë dhe sipas Times në Indi ishin gjetur mesazhe që mbështetin pretendimin e tij. Nga ana e tij doktori Goral Gandhi, embriologu që drejton klinikën e mohon.
“Ai vazhdon të thotë se është një konspiracion i nxitur nga konkurrentët”-raporton India Express
Fertilizimi in vitro është procesi ku një vezë fekondohet në laborator, dhe është bërë gjithnjë e më popullor në Indi vitet e fundit, embrionet mund të ngrijnë dhe të ruhen për disa vite,nga njerëz të cilët i dhurojnë që të tjerë të bëhen prindër. Megjithatë, është i paligjshëm importimi i embrioneve në Indi pa lejen e Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore.

Zjarr Tv Ad