Bush i ri, përlotet gjatë fjalimit për të atin

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidentët amerikanë Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama iu bashkuan Presidentit Donald Trump, gjatë shërbimit të përmortshëm për ish-presidentin George H.W. Bush në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku fjalimi kryesor u mbajt nga George W. Bush, djali i presidentit të ndjerë si dhe Presidenti i 43-të i SHBA-së.

“Ai na mësoi se shërbimi publik ishte diçka fisnike dhe e domosdoshme”, tha ish-Presidenti Bush përpara të pranishmëve në katedralen shpirtërore episkopale.

“Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja”, tha ai. Ndërsa mbaronte fjalimin George W. Bush nisi të qajë.

Ai e përshkroi babain e tij si “një njeri të madh e fisnik”.

“Nëpërmjet lotëve, na lër të pranojmë bekimin që të njohëm e të deshëm; një burrë i mrekullueshëm dhe fisnik. Babai më i mirë që një bir apo bijë mund të ketë … Dhe në këtë pikëllim, le të buzëqeshim duke ditur se babai po përqafon Robin dhe po mban dorën e mamasë sonë sërish”, tha Bush.

Presidenti Trump nuk mbajti fjalim gjatë funeralit, por më herët në një postim në Twitter shkruante:

“ky nuk është një funeral, kjo është një ditë kremtimi për një njeri të madh që ka patur një jetë të gjatë e të shquar. Do të na mungojë!”

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Princi Charles i Britanisë, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti polak ishin mes atyre që ndoqën funeralin për nder të presidentit të 41-të të SHBA, i cili vdiq në moshën 94 vjeçare.

Zjarr Tv Ad