Bushati nën hetim për mosdeklarim pasurie

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar një padi të Partisë Demokratike për kryetarin e PS në qarkun e Tiranës, Ervin Bushati, i cili është vënë nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdekarimin e pasurisë.

Lidhur me këtë lajm dhe me deklaratën e ambasadores së SHBA në tiranë Yuri kim, ka reaguar edhe Bushati, i cili tha se SPAK-u nuk ka konfirmuar hetimin kundër tij.

Socialisti deklaroi në nje emision:

“Kjo është një iniciativë e PD-së, kam qe në 2011 që i kam deklaruar të gjitha. Në 2017 me iniciativë të PD, ka dërguar dy çështje ndaj meje, kur u hapën diskutimet për taksën e kunatit të Bashës, një e ka humbur, tjetra u mbyll në prokurori. PD nuk e pranoi mbylljen dhe e çoi në SPAK. Unë nuk kam punuar në role ekzekutive, nuk kam vendosur asnjë pasuri në politikë janë prona të familjes. PD ka degraduar duke u marrë me çështje private, të familjes, të trashëguara nga im atë”, u shpreh deputeti.

“Unë i kam të ardhura private. Unë nuk kam punuar asnjë ditë në shtet. Por le t’ia lëmë drejtësisë”, nënvizoi Bushati më tej.

 

Zjarr Tv Ad