“Bye, bye, histori, kulturë e pasuri publike”, Manjani: Rama krijoi ministrinë e koncensioneve për Gonxhen

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i dërgoi presidentit Bajram Begaj dekretin për emërimin e Blendi Gonxhes si ministër, madje bashkoi tre ministri në një vetëm për të, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ish-ministri, Ylli Manjani shprehet se bashkimi i ekonomisë me kulturën dhe inovacionin do të thotë se është krijuar ministria e koncensioneve.

Manjani shprehet se Rama me Gonxhen hyri në politikë e me Goxhen do dalë.

Në reagimin e tij në FB, Manjani thotë se ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe shton më tej se kot bën Presidenti Bajram Begaj sikur nuk i ka shkuar propozimi i plotë.

Reagimi i plotë:

Dmth, që ta shohim tamam këtë lëvizjen e fundit në qeveri:

1. Bashkimi i ekonomisë me kulturën dhe inovacionin do të thotë shkurt KONCENSION. Pra ka krijuar ministrinë e koncensioneve.

2. Praktikisht, çdo cm² pronë publike si dhe veçanërisht objekt i trashëgimisë kulturore që ka mbetur, do jepet me konçension. Dmth do na shtohen bunkartet, kullat mbi pronat e mbetura publike, kështjellat me lokale luksi dhe zonat e mbrojtura me vila.

3. Sa i takon inovacionit, kot hirdhet e pirdhet me Inteligjencën Artificiale Ai, se te Inteligjenca e Gonxhes ka ngelë (dhe s’i ka dalë keq dmth). Me Gonxhen hyri në politikë e me Goxhen do dalë…

4. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, kot bën Presidenti BB sikur nuk i ka shkuar propozimi i plotë… Në daç ta firmosë në daç jo, hyri në fuqi kjo gjë…

Bye,bye, histori, kulturë e pasuri publike!

Zjarr Tv Ad