Grumbulluesit e qumështit ulin çmimin, blegtorët dalin në protestë: Po përfitojnë në kurrizin tonë!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra blegtorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë dalë në protestë për çmimin e ulët me të cilin shesin qumështin. Sipas blegtorëve ata po sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.

Baxhot kanë vendosur që qumështin ta marrin me 120 lekë, nga 180 lekë çmim me të cilin e merrnin në dhjetor. Kjo ulje ka sjellë shqetësim për blegtorët të cilët janë shprehur se ky çmim nuk i mbulon kostot e shpenzimeve të tyre dhe as nuk justifikon punën e bërë. Gjatë protestës ata u shprehën se nuk do të dorëzojnë asnjë litër qumësht me këtë çmim.

“Po përfitojnë në kurrizin tonë, e po na detyrojnë të mos punojmë më,” thonë blegtorët”.

Në krahinën e Lumit të Vlorës sot gjetën dhjetëra të rinj të angazhuar në blegtori por sipas tyre ulja e çmimit të produkteve që ofrojnë i bën të detyrohen të largohen nga vendi. Më tej ata shtuan se protestat do të vijojnë deri kur zëri i tyre të dëgjohet e të trajtohen me meritë për punën që bëjnë.

Zjarr Tv Ad