Bylykbashi akuza Ramës: Thirrini mendjes, hapini rrugën vetingut

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministri Rama se i ka hapur dyert e institucioneve kriminelëve. Gjatë fjalës së tij në Parlament, në debatet për vetingun në politikë, Bylykbashi tha se amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin.

Bylykbashi tha se nëse rrëzohen amendamentet e propozuara nga opozita mbrohen kriminelet.

Oerd Bylykbashi: Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin. E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë.  Sepse Rama e ka dizenjuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat.

Bëni mirë, thërritin mendjes, pranoni Komisionin e Venecias, uluni në dialog konstruktiv me ne dhe t’i hapim rrugë vetingut në politikë. Në mënyrë që ti hapet rruga edhe studentëve.

Zjarr Tv Ad