Lezhë/ Makina përplas nxënësen dhe mësuesen

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.

Mësohet se një mësuese dhe një nxënëse janë përplasur nga një automjet përballë shkollës “Kolin Gjoka”.

Mësuesja Elidona Gega, 23-vjeçe dhe nxënësja B.Cupi 16-vjeçe po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.

Ato janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad