Bylykbashi dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin: Të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të hapin dosjet e tyre

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për lustracionin. Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, ai u shpreh se ajo që është me rëndësishme është se ky ligj do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët.

“Është e njëjta bazë kushtetuese që vlente që në atë kohë për lustracionin. Baza kushtetuese është e re. Ky do të jetë një ligj që miratohet me 3/55. Kemi marrë parasysh ligjin që zgjidhin problemet e kompetencave.

Ajo që është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë të dosjes. Çdo qytetar mund të hapë dosjen e vet”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad