Bylykbashi i ashpër me Bashën: Përpjekjet e tij për të penguar mbledhjen e Kuvendit, kanë vlerë zero

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Oerd Bylykbashi, deputeti i Partisë Demokratike, që mbështet “Foltoren” e Sali Berishës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ku ka komentuar ngjarjet brenda partisë.

Bylykbashi tha se Kuvendi i PD-së do të mbahet dhe se mendimi i Lulzim Bashës për këtë çështje, por edhe përpjekjet e tij për ta penguar, “kanë vlerë zero”.

Kujtojmë që Bylykbashi ka qenë një nga figurat më të rëndësishme në PD, sa i përket reformave të ndryshme kushtetuese ku ka marrë pjesë.

“Ne mund të kemi organe që ndajnë pushtet me njëri tjetrin. Kur fiton mandatin e kryetarit, japin mundësi për meritokraci nëpërmjet primareve. Nëse këto ndodhin një herë, është shumë mirë. Nëse ndodhin dy apo tre herë, është e jashtëzakonshme.

Berisha e ka borxh ta bëjë këtë. Ai ësht njeri që në momente të caktuara kapërcen veten e tij. Do të mblidhet organi më i madh i PD-së dhe çdo përpjekje e kryetarit është në vlerën zero”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

 

Zjarr Tv Ad