Bylykbashi: Kolegji i Kryetarëve sajesë e Bashës, vihet në vështirësi nga deputetët

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar si sajesë të Lulzim Bashës, Kolegjin e Kryetarëve. Kjo strukturë, që përbëhet nga kryetarët e degëve duket se është e vetmja që mbështet Bashën, duke kundërshtuar largimin e këtij të fundit pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Bylykbashi tha se Basha krijoi këtë kolegj për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar. Demokrati thekson se asokohe, deputetët kritikë të tij si Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo Majlinda Bregu e vinin në vështirësi.

Kolegji i Kryetarëve është një sajesë e Lulzim Bashës për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar, ai filloi të sajonte mbledhje të përbashkëta të grupit të deputetëve me kolegjin e kryetarëve. Për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar për ta tretur filloi t’i mblidhet bashkë, për ti bërë deputetët më pak të rëndësishëm.

Deputetët i shkaktonin problem atij. Deputetët Topalli, Bode, Bregu e vinin në një situatë të vështirë Bashën dhe ai donte ta zbuste këtë efekt të grupit parlamentar. Statuti i 11 Dhjetorit e ka hequr Kolegjin e Kryetarëve, tha Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad