“Rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor”, Borrell del me paralajmërimin e fortë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar se edhe Ballkani Perëndimor do të vuaj pasojat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë, Borrell u shpreh se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë.

Sipas tij duhet të ketë një rritje të ushtrive në këtë rajon.

Vala goditëse e luftës në Ukrainë do të prishë ekonominë botërore dhe do të krijojë efekte që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë. Dhe kjo justifikon “rritje të ushtarëve” në rajon.” u shpreh Borrel mes të tjerash.

Zjarr Tv Ad