Cakaj: 80% e konsullatave shqiptare në botë do ndryshojnë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar ndryshimin e 80% të konsullatave shqiptare në botë. Në kuadër të reformës në diplomaci, Cakaj tha se ndryshimi i konsullatave do të bëhet për shkaqe strukturore dhe nevojës për rritje të shërbimeve.

Cakaj: Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë dëshmim profesional. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci. 

Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se  80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ata duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelim persona, as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale.

 

Zjarr Tv Ad