“Ç’do bëhet me ‘Akademinë e Çobenjeve’?”- Korreshi ironi pas shkarkimit të ministres së Bujqësisë: Patronazhistët morën dele borxh për…

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend shkarkimin e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të bëhet me nismën e saj për të hapur Akademinë e Barinjve.

Teksa iu drejtua ministres së re të Bujqësisë, Anila Denaj, ai u shpreh “Akademia e çobejnve”, çfarë do të bëjmë me këtë nisëm, ishte pikë kryesore e propozuar nga ministrja që iku”.

Saimir Korreshi: “Keni 10 vite që e keni ngjitur me zam karrigen e qeverisë. Neve të shalqirit na dhimbset ndryshimet në qeveri dhe na prekin, unë shalqinj shes, a mos ta prek ndryshimin në qeveri. Do pyes ministren e re sepse la në mes një nisëm shumë të rëndësishme qeverisë tuaj atë të “Akademisë së çobejnve”, çfarë do të bëjmë me këtë nisëm është pyetja ime për ministren e re, a do ta vazhdojmë më tej, sepse ishte e rëndësishme, pikë kryesore e propozuar nga ministrja që iku.

Jo për gjë, na janë ankuar ata zotërinjtë kandidatë sepse kushte shumë kandidatë, se kanë blerë mjete didaktike, kanë blerë xhubletat, kërrabat dhe fyellit, një vrimë i kishin hapur se thanë qeveria ka 10 vite që i bie më një vrimë, po ne ti hapim vrimë tjetër? dërgoni një mesazh. Pse na dhimbset bujqësia? Çfarë do të bëhet, do kemi shumë punë bashkë.

Njerëzit atje hanë e ushqehen me bujqësinë, nëse nuk e dini 40% e krahut të punës në vend mbahet me bujqësinë, është në ditët më të zeza dhe pse iu premtuan 100 gjëra, Iu premtuat se do i ulnit TVSH e inpute bujqësore. Po të pyesni fermerët e Myzeqesë do t’ju tregojnë se gruri nuk është shitur, sepse nuk patën mundësi për efekt të kostos të bënin etapat e duhura. Grurin po e hanë bagëtitë. Fondet IPARD do të ishte mirë ngritja e një komisioni hetimor, na e sillni edhe neve hetimin ta dimë çfarë kanë ndodhur. Sa është vjedhur dhe kush ka vjedhur, a do të bëhen vila të tjera me këto fonde apo jo, sepse duhet ta dinë njerëzit. Keni lidhur kontrata imagjinare.

Bujqësia është në ditën më të lodhur, kurse blegtoria e ka humbur fare. Do të vazhdojmë të hamë qumësht pluhur apo ta kompensojmë për ndonjë lopë. Ministrja e parë e kishte 10,nëse kishe 9 nuk të jepte. Edhe delet i merrnin me qira që të plotësonin 300 sa tek njëri e tek tjetri dhe të gjithë skemaxhinjtë, patronazhistët morën edhe naftë duke marrë borxhe dele sa tek njëri tek tjetri.

Ndërkohë po të vish ti numëroni, nuk dalin fare.

Sa herë i jam drejtuar, shikoni spitalin e Lushnjes. Ministre bëjmë një vizitë bashkë në spitalin e Lushnjes, ku unë dhe të tjerë çojmë fëmijët, kushtet atje janë dramë.

Nëse keni marrë një pozicion, sistemi shëndetësor është hale, hajde shiheni., Mirë ishte të vinte i gjati, por ky shikon vetëm fasandën para Bashkisë, hajde shikojeni në çfarë gjendje alarmante është,. Kaq nuk e bëni dot, nuk kanë mundësi reale ata. Fëmijët shkojnë tek fotografi të bëjnë grafinë.

Shkojmë tek Arsimi, 5 klasë në një klasë, dalin të gjithë rrypa, mësues që i keni vendosur përpara përgjegjësisë, i kërcënoni me dosje. Drejtori që të ketë gruan aty vetëm në Lushnje ndodh. Ka frikë të flasë njeri me drejtorin e gjimnazit, turp nuk kanë ata, jepni mundësinë të hanë bukë, të jetojnë, i kërcënoni me dosje.”

Zjarr Tv Ad