Ceremonia e 100 vjetorit, ironia e Bejtjes: Aty ishin ata që kanë intervistuar ambasadoren, jo Presidentin

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Andi Bejtja është i vetmi gazetar shqiptar që ka realizuar një intervistë me një president të Amerikës, në detyrë.

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Bejtja ka publikuar intervistën e tij me presidentin Xhorxh Bush, ndërsa ka lëshuar edhe një ironi/kunj ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, e cila organizoi një ceremoni zyrtare për këtë eveniment.

‘Në 100 vjetorin e marrëdhënieve Amerikë-Shqipëri, po i’u sjell edhe njëherë intervistën me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë, në maj 2007, ku u dhanë dy lajmet më të rëndësishme në këto 30 vjet për shqiptarët;

E para nuk ka plan B për Kosovën, Kosova e Pavarur dhe Shqipëria në NATO.

Thjesht për respekt të historisë, jo për të marrë ftesë te ceremonia zyrtare e 100 vjetorit. Aty ata që intervistojnë ambasadoren, jo Presidentin’, shkruan Andi Bejtja në mesazhin e tij në Facebook.

Zjarr Tv Ad