Çfarë fshihet pas “superministrisë” së Gonxhes? Iljazaj debat me Manjanin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj, ka debatuar me ish-ministrin e drejtësisë Ylli Manjani në studion e emisionit ‘Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, për emërimet që po bën kryeministri Edi Rama në ministri dhe krijimin e ministrisë së re.

Sipas Iljazajt, në një vend të caktuar kultura duhet të rikthehet rentabël, gjë e cila u kundërshtua nga Manjani i cili mori shembull projektin e Butrintit.

Pjesë nga debati:

Iljazi: Unë me këtë kulturën dhe ekonominë, nuk është se jam shumë kundra. Në një vend të caktuar kultura duhet të rikthehet rentabël. Ne duhet të ikim nga mentaliteti i komunizmit ku kulturën e bën shteti. Duhet të vijë një moment në Shqipëri që nga arti, kultura duhet të prodhohet ekonomi. Ka vende të caktuara.

Manjani: E ke parë projektin e Butrintit? Është një spektakël me vila.

Iljazi: Ideja është këtu, që artin dhe kulturën duhet ta kthejmë treg.

Zjarr Tv Ad