“Çfarë i bëre mamit?” Dëshmia e fqinjës: Vajza qante, i bërtiste të atit

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Çfarë i bëre mamit?” Kështu është dëgjuar t’i bërtiste vajza vetëm 7 vjeçe të atit të saj, pas krimit makabër ku 34-vjeçari i vrau të ëmën dhe tezen e saj. Një thirrje drithëruese që të këput shpirtin… Ajo nuk do ta shohë më mamanë e saj, Gentianën as tezen… Gjithçka, erdhi pas kërkesës së 31-vjeçares për të shkuar te prindërit e saj për Vitin e Ri, gjë që nuk u lejua nga i zoti i shtëpisë.

 

 

Fqinjët e familjes kanë treguar momentet e para pas ngjarjes kur Gazmendi kishte dalë nga shtëpia me dy fëmijët, ndërsa konfirmojnë faktin se sherri kishte nisur pasi gruaja donte të ikte tek njerëzit e saj me rastin e Vitit të Ri.

Unë nuk kam qenë këtu, por dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët dhe fëmijët bërtisnin, ‘çfarë i bëre mamit’. Kaq di. Fëmijët i kishte marrë ai. Njërin e kishte në krah dhe vajzën për dore. Po dilnin. Mund të ishte ora 17:00.

Madje mendova t’i bërtisja se vajza po qante e bërtiste ‘çfarë i bëre mamit’.”. E pyetur se ku i çoi fëmijët, fqinja thekson se nuk e di, pasi doli nga shtëpia dhe iku. “Dukej sikur shkonin mirë. Nuk është se i njihnim mirë. Kjo ngjarje e rëndë na tronditi. Unë këtu i kam parë, kohët e fundit mund të jetë larguar. Nuk i njoh mirë, thjesht banorë të pallatit, një përshëndetje”, – ka treguar fqinja.

 

Zjarr Tv Ad