Çfarë kapacitetesh ushtarake ka Shqipëria? Peleshi: Fatlum që jemi në Nato

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se Shqipëria është “fatlume” që është pjesë e aleancës së madhe të NATO-s.

I pyetur se çfarë kapacitetesh ushtarake ka Shqipëria, Peleshi tha se aktualisht kemi një batalion në dispozicion të Nato, dhe një grup me 30 efektivë që i kemi dërguar pranë KFOR-it në Kosovë.

“Ne jemi fatlum që jemi aleatë në Nato, dhe artikulli i pestë bën fjalë për mbrojtjen tonë kolektive. Ne kemi Forcën tonë të Armatosur e cila është e kombinuar me kapacitetet e Natos në tërësi, kemi një grup batalion që është kapacitet i Nato i gatshëm për t’u përdorur nga Nato në operacione shkurajimi.

Të gjitha proceset tona të rekurtimeve të reja, të rritjes së kapaciteteve kanë për synim dekurajimin. Edhe pjesëmarrja në stërvitjen më të madhe vjet, synon të tregojë muskujt, dhe ne jemi krenarë që jemi pjesë e saj. Sot kemi dërguar pranë KFOR 1 një togë prej 30 efektivësh, ndërkohë kemi në dispozicion edhe një togë dhe një kompani për t’u alokuar në lindje të Europës”, tha Peleshi.

Zjarr Tv Ad