Fundjava dhe e hëna me mot të paqëndrueshëm, priten vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fundjava dhe fillimi i javës tjetër pritet të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e në pasdite e kryesisht në mbrëmje do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e pasdite edhe intervale të shkurtra kthjellimi. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, në jug-jugperëndim lokalisht reshje me intensitet deri të lartë. Në verilindje në lartësinë mbi 300metra dhe në jug-juglindje në lartësinë mbi 700 metra reshje bore me intensitet mesatar, në juglindje reshje borë me intensitet deri të lartë.

Dita e hënë parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Në mesditë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 700 metra në pjesën tjetër të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Zjarr Tv Ad