Çfarë ndodhi? Moderatori Ed Manushi përfundon SPAK, gazetari i njohur zbulon detaje

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori dhe gazetari Eduard Manushi është paraqitur dje në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetari Arsen Rusta, në “MCN live”, bën të ditur se ndaj tij ka një fletë-thirrje për tu marrë në pyetje në lidhje me një çështje që nuk është zbuluar për shkak të sekretit hetimor.

Megjithëkëtë, sipas Rustes, SPAK vazhdon të jetë mjaft diskret për çështjen dhe se ende nuk ka njoftim për rastin.

Moderatori i “Procesi sportiv”, Edi Manushi, ishte dje përreth 60 minuta në SPAK. MCN live është interesuar se cila ishte arsyeja e një flet thirrje të tillë dërguar Manushit, dhe praninë së tij, por për shkak të sekretit hetimor, edhe sot kur kanë kaluar 24 orë, SPAK vazhdon të jetë diskret duke thënë se për këtë çështje nuk ka asnjë koment.

Manushi ka qenë i pashoqëruar nga ndonjë avokat, se për cilën arsye, për cilën çështje, cilin proces, a lidhet me aferë zyrtare, korruptive, apo çështje të hapur të SPAK, do duhet të presim edhe pak kohë.

Vet Manushi, nuk ka bërë ndonjë reagim për sqarim, ndërsa përmes një foto kemi arritur të sjellim praninë e tij.

Burimi:MCNTV.al

Zjarr Tv Ad