Çfarë ndodhi në Ambasadën e Iranit? Tym dhe zjarr pas mureve të godinës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tym dhe zjarr është parë pas mureve të larta të godinës së ambasadës iraniane në Tiranë.

Zbrazja e godinës ka nisur pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi sot vendimin drastik të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Stafit të ambasadës iu dha 24 orë të largohen nga Shqipëria.

Mësohet se brenda ambasadës, dokumente të ndryshme po asgjësohen me djegie në një fuçi metalike.

Për pajisjet e tjera, në ambasadën që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti”, pritet të largohen me një automjet me rimorkio që është parë të hyjë në ambientet e brendshme më herët.

Në pjesën tjetër të rrugës që njihet në zhargon me emrin “Rruga e Salës” pasi disa metra më larg banon ish-kryeministri Sali Berisha, jeta gumëzhon në lokalet e mbushura plot.

Lëvizjet e stafit në ambasadë janë minimale. Kujtojmë se Irani nuk ka patur ambasador prej rreth 4 vitesh në Shqipëri, pasi është dëbuar më herët.

Kryeministri Edi Rama tha se ka prova të pakundërshtueshme që Irani ka kontraktuar katër organizata për të kryer sulmin kibernetik ndaj serverave të shtetit shqiptar.

Vendimi i Ramës u përkrah nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zjarr Tv Ad