Spiropali pret ambasadoren Kim: Koordinuam axhendën e përbashkët të Samitit për Demokraci

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti në zyrë ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Benjamin A. Rockwell.

Spiropali u shpreh se “po vijojmë punën për të koordinuar agjendën e përbashkët të Samitit për Demokraci, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë, aktorë të rëndësishëm nga vendet demokratike dhe shërben si mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me partnerët tanë”.

“Diskutuam mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë për të dytin vit radhazi, si dhe evidentova progresin që kemi bërë lidhur me angazhimet e marra për avancimin e reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit, dixhitalizimit të një numri të lartë të shërbimeve publike dhe zhvillimit të partneritetit për qeverisje të hapur duke siguruar dialog publik me gjithë sektorët e grupet e shoqërisë”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad