Cilat ishin ritualet e bukurisë në Egjiptin e Lashtë?

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Quhen sekrete të bukurisë por nuk janë më ë tilla. Egjiptianët e lashtë njihen për trajtimet e tyre të bukurisë dhe i kanë ndarë ato me të gjithë botën.

Kozmetika ka qenë shumë e rëndësishme edhe në antikitet po aq sa është dhe make-upi në ditët e sotme.

Që prej epokës së perandorisë Egjiptiane femrat përdornin, penel për sytë, rimel, buzëkuq, pudër për fytyrën, ruzh etj.

Ritualet më të rafinuara të bukurisë u kryen në tualetet e grave të pasura egjiptiane.

Gruaja egjiptiane si ritual bukurie të saj do të kishte maskat e fytyrës me kripë nga deti i vdekur dhe banjo me qumësht dhe mjaltë ishin trajtime popullore.

Ajo përdorte aromën e temjanit për të parfumosur të brendshmet e saj dhe rrobat, dhe vajra lulesh ose nuanca të tjera për të zbutur lëkurën e saj.

Egjiptianët gjithashtu shpikën një metodë natyrale të depilimit me një përzierje të mjaltit dhe sheqerit.

“Sugaring” (Sheqerosja), siç është quajtur sot, është rikthyer sot nga kompanitë e bukurisë si një alternativë më pak e dhimbshme ndaj dyllit të nxehtë.

 

Zjarr Tv Ad