‘Cilët jeni ju që vrasjen makabre të një fëmije të mitur e trajtoni si një ndodhi të zakonshme’

0
1554
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Genci Gjokutaj/

Prisni kur pas protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme kundër vrasjes së fëmijës së ndjerë në Potam – Himarë propaganda e shefave të vrasësësit në vend të marrjes së pergjegjësisë dhe shkarkimeve e dorëheqjeve të Ministrave përgjegjës të dënojë protestuesit si vegla të opozitës për ta politizuar ngjarjen!

Por siç rezulton akuza e vrasjes tashmë është zyrtare pavarësisht kualifikimit të gabuar ligjor! Shtuar këtu sloganet policia që duam, apo deklarimet e KM që sezoni turistik i sivjetshëm është shembull sigurie krahasuar me vitet e tjera e bën krimin e ndodhur tejet politik!

Zotërinj shtetarë!

Cilët jeni ju që vrasjen makabre të një fëmije të mitur e trajtoni si një ndodhi të zakonshme e normale që ndodh kudo në botë dhe protestuesit dhe kritikët vegla të çmendura që dënojnë pa vetëdije “normalitetin” tuaj? Me ligj do të dënoheni dhe me fe do të mallkoheni dhe çkishëroheni! Ashtu qoftë!

Postimi i tij:

Zjarr Tv Ad