Cili është qëllimi i tij? Donald Trump do të lançojë rrjetin e tij të ri social

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se një vit pasi u ndalua nga pothuajse çdo platformë kryesore e mediave sociale, ish-presidenti i SHBA Donald Trump do të lançojë së shpejti aplikacionin e tij të mediave sociale – “Truth Social”.

Disa javë përpara datës së pritshme të lëshimit të aplikacionit të ri, Trump i nisi gjërat me një postim karakteristik: “Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do t’ju shohë së shpejti.”

Kur djali i Trump, Donald Trump Jr, ndau një pamje të postimit të parë të ish-presidentit në Tëitter në fillim të kësaj jave, një gjë ra në sy – ndërfaqja kishte një ngjashmëri të habitshme me atë të “Twitter”. “Koha për pak të vërtetë!!!”- shkroi ai.

Kur Trump njoftoi për herë të parë aplikacionin në tetor të vitit të kaluar, ai tha se qëllimi ishte të krijonte një rival për kompanitë e teknologjisë së madhe si “Facebook” dhe “Twitter”, të cilat e kishin ndaluar të postonte.

Pasi mediat e tij sociale u pezulluan, Trump në thelb i shpalli luftë Big Tech. Në një deklaratë të lëshuar vitin e kaluar, presidenti njoftoi se po hapte platformën e tij të mediave sociale për t’i bërë ballë “tiranisë së gjigantëve të teknologjisë” të cilët “kanë përdorur fuqinë e tyre të njëanshme për të heshtur zërat kundërshtues në Amerikë”.

Zjarr Tv Ad