ÇMENDEN protestuesit në Francë/ Lëshojnë në rrugë kafshët e kopshtit zoologjik, i vënë zjarrin pallatit(VIDEO)

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra protestues kanë shkaktuar trazira gjatë natës në disa qytete të Francës, duke i vënë zjarrin pallateve, ndërsa kanë shkatërruar dhe vjedhur qindra biznese.

Në Grigny raportohet se protestuesit i kanë vënë zjarrin një pallati të banuar. Aktualisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, duken flakët që kanë përfshirë godinën.

Në rrugët e qytetit janë parë kafshë të egra si xhirafa, zebra madje edhe tigra, kjo pasi dyshohet se protestuesit kanë hapur dyert e një kopshti zoologjik.

Në qytete të tjera qindra biznese janë shkatërruar, ndërsa protestuesit kanë grabitur çfarë kanë mundur. Raportohet se protesta të ngjashme kanë shpërthyer tashmë në Zvicër dhe Belgjikë.

Mediat e huaja shkruajnë se një pjesë e protestuesve janë të armatosur, ndërsa ka patur përplasje mes tyre dhe disa qytetarëve që kanë dalë në mbrojtje të lagjeve ku banojnë.

Në Paris, protestuesit raportohet se kanë vjedhur një pikë shit-blerje makinash.

Zjarr Tv Ad