Sanksionet e BE ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit është interes kombëtar

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Bashkimi Europian vendosi masa ndaj Kosovës për shkak të mos marrjes së veprime për të çtensionuar situatën në Veri.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kosova është në rrugën e gabuar, teksa thotë se të gjithë duhet të kërkojnë mocion për shkarkimin e qeverisë.

“Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar”, shkruan Haradinaj ndër të tjera.

Postimi i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.

Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi.

Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!

Zjarr Tv Ad