CNN zbardh detajet çfarë po ndodh brenda familjes së Trump

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump ka nisur të ndahet rreth qëndrimit të tij për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. Dhëndri i tij, Jared Kushner, dhe bashkëshortja Melania, e kanë këshilluar të pranojë fitoren e Joe Biden, ndërsa dy djemtë e rritur, Donald Jr. dhe Eric, vijojnë të këmbëngulin që ai ta ndjekë çështjen ligjërisht.

CNN ka mësuar nga dy burime që Kushner, i cili është edhe këshilltar i lartë i Trump, i ka thënë të pranojë rezultatin, ndërsa një tjetër burim pranë familjes thotë që Melania i ka thënë privatisht që të pranojë humbjen. Nga ana tjetër, dy djemtë e tij i kanë bërë thirrje publike Partisë Republikane dhe mbështetësve të babait të tyre që të mos e pranojnë rezultatin.

Burime thonë se skuadra ligjore e presidentit do të paraqesë disa argumente për të mbështetur këtë qëndrim, mes të cilave është leximi i emrave të të gjithë personave që kanë vdekur dhe sipas tyre, kanë votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit. Gjithashtu, është menduar edhe organizimi i tubimeve për të amplifikuar thirrjet e tyre.

Objektivi është që përmes këtyre lëvizjeve të fitohet më shumë kohë që çështja të ndiqet në gjykata, mundësisht deri në Gjykatën e Lartë, për të shpresuar se rezultati do të ndryshojë.

Ndërkohë, pjesëtarë të fushatës presidenciale të Biden konfirmuan se nuk ka pasur asnjë komunikim deri tani mes presidentit të zgjedhur dhe atij në detyrë.

Zjarr Tv Ad