Vjen lajmi nga Gjermania/ Ja kush janë dy zbuluesit e vaksinës për korona*virusin

0
368
Prof. Dr. med. Ugur Sahin ist Wissenschaftler und verf¸gt ¸ber mehr als 60 unabh‰ngige Patente in zahlreichen Bereichen wie Life Science und Biotechnologie und Dr. ÷zlem T¸reci ist Medizinerin und hat ¸ber 20 Jahre Erfahrung in der Krebsforschung. Ihr Schwerpunkt liegt auf der Erforschung neuer immuntherapeutischer Wirkstoffe und der Entwicklung von Antikˆrpern und impfstoffbasierten Behandlungskonzepten f¸r solide Tumore, Interview 02.05.2018 *** Prof Dr med Ugur Sahin is a scientist with more than 60 independent patents in a variety of fields, including life science and biotechnology. Dr ÷zlem T¸reci is a physician with over 20 years of cancer research experience. Her focus is on research into new immunotherapeutic agents and development of Antibodies and Vaccine-Based Treatment Concepts for Solid Tumors Interview 02 05 2018
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush e zbuloi vaksinën kundër kor onës? Një rrëfim i shkurtër për zotin Ugur Sahin dhe zonjën Özlem Türeci nga Gjermania dhe me origjinë nga Turqia.

Firmat Biontech dhe Pfizer, kanë njoftuar se kanë zbuluar vaksinën kundër korona virusit. Vaksina është efektive, në 90 për qind të rasteve. Nuk është koha për të brohoritur.

Kundër korona virusit duhet të ruhemi edhe disa muaj, ndoshta edhe vite. Biontech dhe Pfizer thanë se javën e ardhshme, do të kërkojnë lejimin e vaksinës nga autorteti amerikan i ilaçeve FDA. Zhvillimi i vaksinës BNT162b2 ka filluar në janar, projekti është quajtur “Lighspeed” (Shpejtësi drite).

Kush janë zbuluesit? Ata quhen Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, janë çift. Sahin, 54-vjeçar, është themelues i Biontech, gruaja e tij një vit më e re Türeci është Chief Medical Officer (ky është titulli zyrtar).

Meqë në botën perëndimore, shpesh viteve të fundit populistët zhvillojnë fushata të e gra kundër të huajve, për shkak të ndonjë psikopati e devijanti që keqpërdor fe apo ideologji, në këto kohëra, është me rëndësi të potencohet shembulli fantastik, i integrimit në shoqërinë gjermane i Ugur Sahin dhe Özlem Türec.

Sahin është specialist i onkologjisë, më 2019 ka fituar çmimin gjerman për hulumtime të kancerit. Sahin rrjedh nga jugu i Turqisë, ka promovuar në Köln më 1990.

Familja e Türeci rrjedh nga Stambolli, babai i saj ka punuar mjek në landin gjerman të Niedersachsen. Në bursë vlera e Biontech tani është rreh 20 miliardë euro.

Zjarr Tv Ad