Çollaku: Nëse Koka do të fliste, Rama, Veliaj e Subashi do të ishin sot të pandehur nga drejtësia

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për gazetarin Basir Çollaku Alqi Ballko e gjeti justifikimin për të dalë nga burg sepse donte që të kujdesej për fëmijët e tij të vegjël.

I ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, Çollaku tha se Koka nuk i ka marrë të gjitha vendimet i vetëm, por duket se prokuroria kontrollohet nga Rama sipas tij.

Ai shtoi se nëse Koka do të bashkëpunonte me drejtësinë Ramën do ta shihnim para drejtësisë, bashkë me Veliajn dhe Subashin.

Çollaku: Koka nuk është i vetmi në për nga përmasat. Ndërsa Bllako e gjeti justifikimin se nuk ka kush ia mban fëmijët.

Ndërsa ato qindra milionë euro nuk mjaftojnë për të rritur fëmijët. Ai nuk i ka bërë të gjitha vetë, sepse 17 vendime nuk i mori vetëm Koka. Rama po e shet veten të distancuar nga një prokurori që e kontrollon totalisht. Nëse Koka do të bashkëpunonte me drejtësinë Ramën do ta shihnim para drejtësisë, bashkë me Veliajn dhe Subashin. Kjo është një telenovelë e shëmtuar, sepse kjo mungesë pavarësie institucioni drejtësie na ka sjellë këtu.

Veliaj dhe Subashi janë rikandidaur për bashkitë e tyre. Mund të rikonfirmohet edhe Elbasani e Durrësi, sepse janë hallkat e pashkëputshme të incineratorëve. Rama do të frikësohej nëse do të kishim SPAK, por në fakt rezultatet nuk e tregojnë gjë. Aty nuk ka incineratorë dhe paratë fluturojnë, çfarë kërkon më shumë SPAK për të hetuar? Janë njerëz me fakte dhe prova, por kanë avulluar. Dosjet do të gjenden dhe ata që nuk kanë vepruar do të shkojnë para drejtësisë.

Zjarr Tv Ad