Vrasja e Martin Çeços në Maliq, flet i fejuari i Martina Pajollarit: Njihemi prej 3 muajsh, kur e pyesja për ngjarjen qante

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka folur i fejuari i Martina Pajollarit, një e re nga Maliqi, pasi grupi hetimor ka siguruar prova që e implikojnë atë në vrasjen e të dashurit të saj, Martin Çeço, më 18 qershor 2022. Ajo dyshohet se ka parë nga afër mbytjen me litar të tij dhe hedhjen në rezervuar.

Artion Ferraj ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen teksa ka treguar që edhe pse e dinte sit ë implikuar në ngjarje ka vendisur të lidhet me të.

Ai ka treguar se me vajzën njihen prej 3 muajsh dhe se ajo i ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe vrasjen e Martin Çeços.

“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse.

Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme.

Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”’, është shprehur i fejuari i Tina Pajollarit, për emisionin ‘Uniko’.

Kujtojmë që Martina Pajollari është arrestuar tre ditë më parë nga Policia pasi grupi hetimor ka siguruar prova që e implikojnë atë në vrasjen e të dashurit të saj, Martin Çeço, më 18 qershor 2022. Ajo dyshohet se ka parë nga afër mbytjen me litar të tij dhe hedhjen në rezervuar.

Më herët, janë arrestuar tre autorët e lidhur direkt me ngjarjen, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj. Një nga këta shtetas, Valter Mollaj, kishte lidhje intime me Martina Pajollarin, e arrestuar dje nga Policia.

Vetë e reja, kishte në të njëjtën kohë lidhje intime dhe me Martin Çeçon. Kur kjo gjë është zbuluar nga autori i arrestuar Valer Mollaj, vajza i ka thënë se 26 vjeçari që u gjet i pajetë në rezervuarin e Maliqit, e mbante me detyrim.

Ky fakt nuk ka rezultuar i vërtetë, por fatkeqësisht Martin Çeço nuk jeton më. Në bankën e të akuzuarve tashmë janë katër të akuzuar. Nga hetimet e grupit hetimor kanë dalë detaje rrëqethëse për këtë ngjarje, që lidhen me përfshirjen e Martina Pajollarit.

E reja që mbante lidhje të dyfishtë me dy djemtë, ka qenë e pranishme kur Bleti Angjo dhe Valter e Edlir Mollaj kanë thurur planin e vrasjes së 26 vjeçarit Martin Çeço. Po ashtu, rezulton se vajza ka parë nga afër momentin kur i dashuri i saj ka mbytur me litar në qafë të dashurin tjetër dhe e ka hedhur atë në rezervuar.

Zjarr Tv Ad