Cristiano Ronaldo drejt Çelsit? Thomas Tuhel jep përgjigjen me një buzëqeshje: Unë nuk…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kristiano Ronaldo është një nga emrat më të përmendur këtë merkato vere, me portugezin që kërkon largimin nga Mançester Junajtid. Si ç bëjnë me dije mediat angleze, favoriti kryesor mbetet Çelsi, me presidentin e ri të “Bluve”, Tod Boehli që kërkon 37-vjeçarin në skuadër.

Gjithashtu mediat angleze kanë theksuar se trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel nuk mendon për transferimin e Ronaldos dhe kërkon që merkatoja të përqendrohet te mbrojtja.

Në një video të postuar në rrjet, një prej tifozëve pyet gjermanin nëse Çelsi do ta transferojë portugezin në “Stamford Bridge”. Përgjigja e Tuhel erdhi dhe me një buzëqeshje ku thotë: “Unë nuk do t’iu a them” dhe më pas largohet.

Kjo gjë ka lënë të mendohet se gjermani ka ndërruar mëndje për Ronaldon dhe ndoshta tashmë Çelsi do të nisë punën për ta afruar atë në Londër sezonin e ardhshëm.

Zjarr Tv Ad