‘Hapni ambasadat, nuk janë zyra elektorale të PS’

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada shqiptare në Londër, i ka vënë kyçin zyrave të saj dhe nuk ofron asnjë shërbim për shqiptarët që kanë shkuar për të tërhequr pasaportat. Sekretari i PD-së, për diasporën, Indrit Hoxha ka shpërndarë edhe denoncimin e bërë nga qytetarët shqiptarë në Britanik. ‘Hapni ambasadat për bashkëatdhetarët tanë, ambasadat janë asete kombëtare jo zyra elektorale të Partisë Socialiste’, shkruan Hoxha në Facebook.

Denoncimi:

#DENONCIM Rreth 50 shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kishin shkuar të tërheqin pasaportat janë kthyet duar bosh, pasi Ambasada shqiptare ndodhej e kyçur me dry. Njëri nga të pranishmit ka kontaktuar me personin përgjegjës i cili ka për detyrë të dorëzojë pasaportat, dhe përgjigje që ka marrë është që: ambasada do të hapet kur ta shohin të arsyeshme! Nuk është hera e parë që shqiptarët nepër botë hasin të tilla sorollatje në ambasadat mëmë. Kujtojmë që shqiptarët mezi presin sezonin e verës për të ardhur në atdhe për pushime dhe mungesa e pasaportave në këtë rast i penalizon.

Zjarr Tv Ad