Çupi për përjashtimin e 8 deputetëve: PS ka frikë nga opozita e vërtetë

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar pas vendimit të përjashtimit të 8 deputetëve nga Kuvendi.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Çupi shkruan se Partia Socialiste ka frikë nga opozita e vërtetë, ndërsa shton se mazhoranca mund të bëjë manovra, por sërish nuk mund të imponojë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo.

Ndër të tjera shton se ka marrë fund koha kur pushteti luante me PD-në.

Postimi i plotë:

Vendimi i përjashtimit të disa deputetëve demokratë tregon se, pavarësisht fuqisë së madhe, PS ka frikë nga opozita e vërtetë. PS po kthjellohet dita-ditës se ka marrë fund koha kur pushteti luante me PD-në. Mund të bëjnë gjithfarë manovrash, por nuk na imponojnë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo.

Sot, ata përjashtojnë kreun e grupit parlamentar dhe disa kolegë të tjerë, sepse e kanë të qartë se këta janë opozitarë 24 karatësh.

Sado ta përjashtojnë Gazment Bardhin nga seanca e së enjtes, kur do të jetë debati për rezolutën e Kosovës, PS nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD njehsohet me atë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS gjendet e turpëruar nga deklaratat e kryeministrit se Kosova e Veriut është kthyer në tokën e askujt.

Ne do të mbrojmë fort interesin kombëtar. Ne nuk e dorëzojmë opozitën!

Zjarr Tv Ad