Djali 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, zbardhet skeda! Ja shkaku i vdekjes

0
892
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian, pas ndërhyrjes dentare në një klinikë private në Tiranë tronditi opinionin publik.

Panorama ka siguruar dokumentin e lëshuar nga mjeku-ligjor ku përcaktohet shkaku i vdekjes së të mitur.

Sipas skedës 3-vjeçari ka ndërruar jetë nga një shkak i panjohur.

“Vdekje e papritur nga shkak i panjohur më parë”, shkruhet dokumentin e lëshuar nga mjeku-ligjor.

I mituri iu nënshtrua ndërhyrjes dentare më 28 shtator në klinikën tek Rruga e Kavajës. Pasi është dërguar në shtëpi ka shfaqur komplikacione dhe familjarët e kanë dërguar në QSUT.

Por i mituri nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën më 1 tetor në pediatri.

Zjarr Tv Ad