“Fshatar jemi, do rregullohemi rrugës”, Saimir Korreshi heq kostumin e politikanit dhe shfaqet duke kërcyer, futet në skenë me biçikletë dhe shalqi

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hequr kostumin e politikanit dhe është shfaqur krejt ndryshe në spektaklin “Dancing with the Stars”.

Së bashku me partneren e tij balerinë, deputeti demokrat u fut në skenë me biçikletë dhe me një shalqi, simbol i Lushnjës, zonë nga e cila ai vjen.

Korreshi dhe balerina kërcyen nën tingujt e këngës “Biçikleta” të kënduar nga Françesk Radi. Të gjithë të pranishmit i kanë shijuar momentet edhe pse vlerësimi nuk ishte shumë i kënaqshëm.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Anëtarët e jurisë, e vlerësuan për origjinalitet dhe atmosferën që sollën dhe në fund e vlerësuan me 22 pikë.

Komenti i Olta Gixharit ishte: Këmbët i bërë lëmsh. Ndërkohë, deputeti me humor u përgjigj “fshatar jemi do përmirësohemi rrugës”.

Zjarr Tv Ad