Curri: Bardhi shkoi poshtë ballkonit për t’i marrë partinë Berishës

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, për herë të parë, iu bashkua ditën e hënë, protestuesve poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndonëse mund të shihet si një mbështetje e deputetit ndaj Berishës, analisti Arjan Curri tha në emisionin “3D” në RTSH se synimi i Bardhit është marrja e partisë.

Sipas tij, tashmë ka nisur “beteja” për trashëgimtarin në PD dhe se Bardhi është i pari në këtë garë.

Curi tha se në bazë të numrave, Bardhi është edhe kryetari defakto i opozitës në parlament.

“Ka vajtur që t’i marri partinë Berishës. Një lloj beteje për trashëgimtarin ka nisur në PD. E pamë si lëshohej me furi kundër foltores së Parlamentit. I dyti pas Bardhi është Salianji, i treti Gjekmarkaj ndoshta, por më shumë e shoh si arin shpirtëror të kësaj trashëgimie. Bardhi e kanë thirrur edhe në SHBA, jo më kot një deputet i cili nuk ka qenë as me foltoren as me Bashën thërritet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ne kot bëjmë muhabet jo elektorati, jo u ngritën votat, por mes dy zgjedhjeve të një 4-vjeçari, ai që ka më shumë deputetë në parlament ka forcën më të madhe. Në bazë të numrave, Bardhi është kryetari de fakto i opozitës në parlament. Nëse Rama do të dojë të bëjë Reformë Zgjedhore, vetëm me Bardhin dhe “bardhistët” mund ta bëjë. Pse vajti poshtë ballkonit për herë të parë. Tani mbreti është i burgosur, ata po përpiqen t’i thonë Berishës të bëjë një lloj tërheqje, një lloj unifikimi të të gjitha rrymave të PD-së që mund të jetë një lloj shkrirje, pro pa Bashën apo Berishën si kryetar. Shumë shpejt do marrim vesh nëse ky afrim për rrëzimi e Berishës nga brenda, do ketë sukses apo jo”, u shpreh Curi.

Zjarr Tv Ad