Daçiç: Shkuarja e Haradinajt në Hagë është bërë farsë politike

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

 

Ivica Daçiq ka komentuar shkarjen e kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj në Prokurorinë Speciale në Hagë.

Shkuarja e Ramush Haradinajt në Hagë për t’u dëgjuar në Prokurorinë Speciale si i dyshuar është kthyer në një farsë politike, sepse ishte e qartë se ai do të largohet për disa orë dhe nuk do të ndalohet.

Kjo është deklarata e sotme nga ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. “Nuk jemi shumë optimistë. Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën nëse na drejtohen dhe nëse e dimë se për çfarë bëhet fjalë do të japim edhe material të dëshmive”, deklaroi Daçiq për “TV Pink”, transmeton lajmi.net.

“Shkuarja e Ramush Haradinajt në Hagë është shëndrruar në farsë politike. Ka qenë e qartë se do të shkojë për disa orë dhe se nuk do të mbahet. Sinqerisht, nuk kishte nevojë as të jepte dorëheqje”, shtoi ai.

Daçiq ka theksuar se të gjitha seancat dëgjimore në Hagë do të jenë të mbyllura për publik por nëse do të ngriten aktakuza ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së, kjo mbetet të shihet, transmeton lajmi.net.

“Nuk duhet të flasim para kohës duke parashikuar se çfarë mund të ndodh”, theksoi ai.

 

Zjarr Tv Ad