Damian Gjiknuri krahason Edi Ramën me Ismail Qemalin(Video)

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në këtë periudhë të vështirë që ndodhet vendi ynë, ku pas ngjarjes së 26 nëntorit të vitit 2019-të, Shipëria u përball me fatkeqësinë natyrore, edhe ky vit ishte një vit shumë i vështirë, ku Shqipëria po përballet me këtë pandemi. Por, ka dhe nga ata që nuk e kanë humbur shpresën, siç është Damian Gjiknuri, që është aq i entuziazmuar sa që lartëson figurën e Ramës, madje e ka krahasuar atë me Ismail Qemalin.

Njëherë në 100 vjet qëllon e mira dhe fati i madh, – u shpjegon Damiani vlonjatëve dhe sigurisht përmes tyre edhe të gjithë shqiptarëve.

-Ismail Qemali në ato kohë të vështira dhe sot Edi Rama, – ka vijuar solemnisht Damiani.

Pra, në këtë vend me kaq shumë halle, sipas Damianit, në këta 100 vjet, ka lindur vetëm dy burra, dje Ismail bej Vlorën dhe sot Edi Ramën.

Për këtë arsye, Damiani ynë shtron pyetjen:

– A duhet ta shfrytëzojmë ne këtë fat, që na ka ardhur në derë?

Po Damian i dashur, fati i madh që 100 vjet pas Ismail Qemalit, ai lart, na ka hedhur në derë Edi Ramën. Sipas Gjiknurit, duhet ta duam këtë fat të madh që na ka ardhur në derë!

Zjarr Tv Ad