Nga Luçiano Boçi
Sot ish-sekretari i përgjithshëm i PS është deklaruar se Impianti me rekuperim të energjisë nga trajtimi i mbetjeve urbane, në inceneratorin e Elbasanit, nga “Albtech Energy” i ka kaluar Bashkisë Elbasan, pas 7 viteve koncesion të Inceneratorit, duke mohuar implikimin e tij në dhënien me një kontratë 25 vjeçare të Impiantit të prodhimit të energjisë, kësaj kompanie.
Damiani mohoi sot kështu Gjiknurin!
– Ishte vetë Gjiknuri ai i cili si Ministër i Energjetikës, në 31. 10. 2016 (e kthyer në VKM Nr. 792, datë 9.11.2016 Nr. 792, datë 9.11.2016
PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E IMPIANTIT ME RIKUPERIM TË ENERGJISË NGA TRAJTIMI I MBETJEVE URBANE, NË QYTETIN E ELBASANIT, SHOQËRISË “ALBTEK ENERGY” SHPK) dhe në kundërshtim me VKM nr 907 datë 17.12.2014 (që përcaktonte afat 7 vjeçar), miratoi dhënien me koncesion shoqërisë “Albtech Energy” të Impiantit të prodhimit të Energjisë për 25 vite
– Kohëzgjatjen 25 vjeçare të koncesionit e dëshmon dhe VENDIM I ERE-s Nr. 159, Datë 17.06.2022
“MBI KËRKESËN E SHOQËRISË “ALBTEK ENERGY” SH.P.K. PËR PËRCAKTIMIN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE TË PRODHUAR NGA IMPIANTI I TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE NË QYTETIN E ELBASANIT”
Vendimi për çmimin 5.77 kW/h, për afatin kohor i referohet VKM-së nr 792 datë 9.11.2016 së vetë Damianit, e cila i njeh Albtech Energy të drejtën 25 vjeçare të vjeljes së parave nga prodhimi i energjisë.
Është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka vend për asnjë ekuivok.
Damiani mohon kështu vetë Damianin!
– Dhe një detaj i thjeshtë, por jo i parëndësishëm.
Në kontratën e lidhur midis ministrisë së Damianit (MEI) dhe Albtech Energy për ndërtimin dhe koncesionin e impiantit, si përfaqësuese ligjore e Ministrisë është zgjedhur Etleva Kondi (në hetim nga SPAK).
Por vini re:
Kontrata mban datën 23 NËNTOR 2016.
Çuditërisht autorizimi i përfaqësimit të Znj. Kondi mban datën 13 DHJETOR 2016.
Në dt 23 nëntor ajo nuk kishte ende tagër ligjor për të nënshkruar.
Damiani ecën në kundër kohë!
Me këtë mospërputhje kontrata është nul.
Gabimi është bërë pa dashje apo me dashje?!!!
Këtë nuk e gjejmë ne!!!!!
E treta herë që Damiani mohon Damianin!!!
…Para se të këdoi gjeli do mohosh tre herë. Dhe ai…..
Fotot e bashkangjitura në postimin e ish-deputetit Boçi:
https://www.facebook.com/photo?fbid=3481155142128314&set=pcb.3481158592127969