Dashnor Sula paralajmëron shkarkimin e bujshëm, pas Gledis Nanos radhën e ka…

0
5944
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i “Partisë së Lirisë”, Dashnor Sula ka paralajmëruar se pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të policisë së shtetit, radhën e ka shefi i SPAK-ut, Arben Kraja.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula thotë se shkarkimin e Nanos e paralajmëroi tre ditë më parë, ndërkohë sot njofton se në ditët në vijim e njëjta tentativë do të bëhet edhe me kreun e SPAK.

Postimi i plotë  në Facebook:

Kur cënohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar!

E paralajmërova që ditën e hënë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje por u dështoi kjo përpjekje. Ministri e priti një orë në zyrë të hënën por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt Ministri i Brendshëm duke e shkarkuar.

Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj mazhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cënohen interesat e errëta të njerëzve të vetë. Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm. E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.

Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra. Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorë.

Zjarr Tv Ad