Debat në Kuvend- Bardhi: “Ku ndodhet Arben Ahmetajt? Nëse është shtruar në spital…”/ Lindita Nikolla: S’kam informacion, i kemi dërguar email, por…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca sotme plenare ku do diskutohen raportet e opozitës dhe PS për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, ka nisur me debate.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar informacion se ku ndodhet Arben Ahmetaj.

Por kryeparlamentarja Lindita Nikolla është shprehur se s’ka informacion dhe se i ka dërguar email.

Pjesë nga diskutimi:

Gazment Bardhi: Ku ndodhet Ahmetaj

Lindita Nikolla: Nuk kam informacion është informuar në e-mail Është e drejtë e tij dhe

Gazment Bardhi: Kishit merak për proces zgjedhor të rregullt për Ahmetajn

Nëse është shtruar në spital kemi detyrim ligjor të ndërpresim seancën. A kemi një standard?

Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën

Gazment Bardhi: Duke qenë se ai fshihet unë do të vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku Rama e ka fshehur. Jo se na kërcënuat se do na hiqni të drejtën e fjalës.

Zjarr Tv Ad