Debat në Kuvend për martesat e së njëjtës gjini, deputetja shqiptare: Edhe në këtë sallë ka homoseksualë që fshihen

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca plenare, ku po diskutohet për miratimin e projektit të ri të Kodit Civil.

Në foltoren në Kuvend deputeti i Jahja Kokaj është shprehur haptazi se është kundër martesës së të njtës gjini, duke thënë se nuk i pëlqen dhe se as shkenca nuk arrin t’i shpjegojë.

“Çështja e këtij kodi është mjaft relevante, por unë jam kundër martesës dhe përvetësimit të fëmijëve të dy njerëzve që nuk janë të gjinive të ndryshme. Mund të them që kjo mundësi e formimit të martesave të çifteve me seks të ndryshëm është edhe vlerë në shumë vende ku kam jetuar, por kjo vlerë mua nuk më pëlqen”, tha ai.

Ndërsa depuetja e VV-së tha duke aluduar se edhe në seancë ka deputet/e që fshihen se kanë frikë.

“Edhe në këtë sallë këtu siç u kam thënë shumë më herët, mos mendoni që dikush nuk është nën petkun eventual për të cilin ne sot po flasim por është preferuar që të mbahet sekret. Sot ka njerëz të guximshëm dhe kanë dal hapur”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad