Vetëm 6 qytetarë në protestë, revoltohet gjirokastriti: Dhe i vetëm të mbetem, do dal çdo ditë! Ju rrini në kafe dhe ankoheni

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një protestë kundër rritjes së çmimeve ishte parashikuar të mbahej pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Por pjesëmarrja e ulët e qytetarëve, ka bërë që protesta të dështojë. Vetëm 6 qytetarë i janë bashkuar protestës, ku edhe kanë shprehur revoltën për pjesëmarrjen e ulët.

“Sikur edhe fill i vetëm të mbetem, këtu do të jem çdo ditë. Ku jeni?! Nëpër kafene ankoheni, por në shesh nuk dilni”, është shprehur një prej të pranishmëve.

Ndërsa një tjetër ka ironizuar duke thënë: “Shteti të na rrojë. Çmimet jane shumë të mira”.

Zjarr Tv Ad