Shoferi u nxjerr armën protestuesve në Paskuqan, policia nuk e ndalon

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme gjatë protestës së banorëve të Paskuqanit, të cilët kishin dalë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Ata bllokuan rrugën në shenjë proteste, por në një moment një person me makinë me targa AA270 ZK ka tentuar të kalojë përmes protestuesve. Pasi ka hasur në rezistencën e tyre, ai ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërcënuar.

Policia ndodhej në vendngjarje dhe protestuesit i kanë kërkuar efektivëve që ta ndalojnë personin e armatosur, por ata nuk kanë ndërhyrë, madje i kanë hapur rrugën dhe e kanë lejuar të largohet.

Zjarr Tv Ad